Çmenduri për “el clasico”-n, Reali i Madridit ka marrë 1.1 milionë kërkesa për bileta

Më datë 26 tetor do të luhet përballja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll dhe një nga më të bukurat e futbollit botëror. Reali i Madridit do të ndeshet me Barcelonën për të parën herë në këtë sezon të ri. Katalanasit po përjetojnë një formë të jashtëzakonshme nën drejtimin e Hansi Flikut, çka ka bërë që interesi për këtë përplasje të jetë mjaft i lartë.

Reali i Madridit ka nxjerrë në shitje biletat dhe menjëherë është përballur me një interesim të çmendur nga ana e tifozëve. Plot 1.1 milionë persona ishin duke qendruar në radhë në faqen online të shitjes së biletave. Një kërkesë e paimagjinueshme që pritet t’i japë një atmosferë edhe më të zjarrtë njërit prej dueleve më të ndjekur të botës së futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/