Cristian Shpendi duket të jetë lojtari më në formë i momentit sa i përket legjionarëve shqiptarë në Europë. Sulmuesi po vazhdon që të shkruajë historinë te Cesena, ndërsa tani mban vendin e 10 si lojtari me më shumë gola të shënuara në historinë e Cesenës.
Dy gola të tjerë ka realizuar në takimin e sotëm, teksa Cesena po fiton në shifrat 0-3 kundër Citadella. Te këta të fundit ndodhet në portë Elhan Kastrati, i cili është grumbulluar te Shqipëria për ndeshjet e nëntorit.
Kështu Shpendi ka realizuar dy gola ndaj Kastratit, i pari me penallti në minutën e 67. I dyti është shënuar në minutën e 80, por për fatin e keq VAR ka ndërhyrë dhe ka anuluar golin e sulmuesit shqiptar. Megjithatë Shpendi po bën ligjin në Serinë B në listën e golashënuesve me 8 realizime, duke krijuar distancë të madhe nga ndjekësit më të afërt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/