Sipas mediave spanjolle, më konkretisht portalit “Fichajes”, Cristiano Ronaldo u rekomandoi drejtuesve të Al Nassr që ta sillnin një lojtar të Real Madridit në radhët e tyre. Po flasim për lojtarin e kombëtares gjermane Antonio Rudiger, i cili ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes së klubit Mbretëror për disa sezone.
Ronaldo beson se ardhja e një mbrojtësi me përvojë do ta rriste ndjeshëm cilësinë e linjës mbrojtëse të klubit saudit. Portugezi thuhet se është i bindur se Rudiger do t’i sillte menjëherë stabilitet, forcë dhe një mentalitet fitues ekipit të Al Nassr.
Ekipi nga Arabia Saudite po e shqyrton seriozisht këtë opsion, të vetëdijshëm se rekomandimi i Cristiano Ronaldos mbart një peshë të veçantë. Megjithatë, transferimi ende nuk është as afër realizimit, sepse vetë lojtari nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. Antonio Rudiger aktualisht është i përqendruar në përfundimin e sezonit me Real Madridin, me të cilin ka objektiva të qarta konkurruese. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/