Një lajm i papritur vjen nga Anglia. “Football Talk” raporton se UEFA po mendon të ftojë Al Nassr-in në Champions League-n e vitit të ardhshëm. Një çudi e madhe për të gjithë tifozët që vjen si një rrufe në qiell të hapur.
Mësohet se klubi arab konsiderohet nga qeveria e futbollit europian si një nga 3 klubet më popullore në glob dhe në këtë mënyrë mund të bëhet pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.
Kujtojmë se formati i Champions League-s ka ndryshuar dhe modeli i ri do të vihet në zbatim për të parën herë vitin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/