“Daku është një nga sulmuesit më të mirë të ligës”, lojtari i Spartakut i thur elozhe: Është sulmues me klas

Manfred Ugalde ka folur për bashkëpunimin e tij me Mirlind Dakun në sulmin e Spartakut të Moskës. Ai ka deklaruar për “Match TV” -në se nuk ka një garë mes tij dhe sulmuesit shqiptar. Ai më tej ka vazhduar me superlativa për Dakun, të cilin e konsideron një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit.

“Nuk po flasim për konkurrencë këtu. Jemi të gjithë në të njëjtën anije, kemi të njëjtat qëllime. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kjo është ajo që po ndodh. Mirlind dha një asist kundër Baltikës dhe ne do të vazhdojmë të shënojmë, gjithçka po shkon mirë

Sigurisht, e njihnim që nga koha e tij te Rubini. Sipas mendimit tim, ai është një nga sulmuesit më të mirë në ligë. Ai ka shumë cilësi të mira, gjuan me prekjen e parë, shënon shumë dhe ndihmon ekipin. Është një sulmues i mirë dhe me klas”, ka thënë Manfred Ugalde./Sport Ekspres/