Xhenoa është duke shfrytëzuar pushimin prej Kombëtareve për të zhvilluar përgatitjet për sfidën ndaj Juventusit. Kaleb Ekubani ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka treguar pritshmëritë e tij për ndeshjen me bardhezinjtë. Ish-lojtari i Partizanit ka ndarë me gazetarët edhe një moment tensioni me trajnerin De Rosi, i cili nuk e ka menduar dy herë të rrisë tonin e zérit të tij.
“Është një ndeshje shumë e luftuar. Juventusit gjithashtu i duhen pikë për të qëndruar në garën e Ligës së Kampionëve. Do të përpiqemi të shkojmë atje të përgatitur, të luftojmë fort dhe të marrim disa pikë në shtëpi.
Për çfarë po më bërtiste De Rosi në stërvitje? Se unë jam një skandal në futboll dhe shkoj në stërvitje me pantofla. Por kjo është në rregull. Nëse atij i duhet të shfryjë në fushë, do ta lejoj”, ka treguar Kaleb Ekubani./Sport Ekspres/