Debutimi i Armando Brojës mund të vijë kundër Manchester United-it, trajneri i Evertonit e pranon në konferencë për shtyp

Armando Broja ka nisur të marrë minutazhin e tij me ekipin U-21 në mënyrë që të rifitojë formën e duhur. Pas dy paraqitjeve me 21-vjeçarët duket se nuk do të jetë e largët dita kur do të debutojë me ekipin e parë të Evertonit. Trajneri ka thënë sot në konferencë për shtyp se i ka bërë të ditur Brojës faktin se mund të jetë pjesë e ekipit A që këtë fundjavë në ndeshjen kundër Manchester United-it.

“Të shohim se si do të shkojë sot. Sigurisht që do ta monitorojmë minutazhin e tij sot. Por ai ka bërë vërtetë shumë punë në prapaskenë dhe është duke u ndjerë mirë. Kam folur me të për mundësinë për të qenë i përfshirë (në ndeshjen kundër Manchester United-it)”, ka deklaruar Sean Dyche./Sport Ekspres/