Tifozët ëndërrojnë për një Gjermani të lavdishme, Klopi jep lajmin e madh: Po, jam në bisedime me federatën

Eleminimi i hershëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës do të shoqërohet me largimin e trajnerit. Federata Gjermane e Futbollit ka nisur punën për të gjetur pasardhësin e Nagelsmanit. Jurgen Klopi ka konfirmuar lajmin e madh për tifozët e Gjermanisë. Trajneri i njohur ka pohuar për “Magenta TV” se është në bisedime për të narrë drejtimin e “pancerave”. Duke marrë në konsideratë CV-në dhe karakterin e tij, shpresat për të parë sërish një Gjermani të lavdishme janë më të mëdha se kurrë.

“Po, mund të konfirmoj bisedimet. Gjërat lëvizën mjaft shpejt. Juliani dha dorëheqjen. DFB-ja po kërkon një pasardhës dhe po flasin me mua. Duhet kohë. Jam nën kontratë me Red Bullin. Kam thënë se jam i interesuar për bisedimet. Ato do të jenë intensive, sepse nuk ka të bëjë vetëm me Julian Nagelsmanin.

Gjithashtu duhet të flas me Oliver Mintclafin. Ai është punëdhënësi im. Tashmë kemi prekur disa gjëra. Supozoj se ai nuk do të më pengojë. Kam qenë atje për 19 muaj. Ishte një kohë intensive. Jam gati. Sapo të fillojnë bisedimet, mendja juaj fillon të vrapojë. Duhet t’i ndryshojmë gjërat në thelb”, ka treguar Jurgen Klopi /Sport Ekspres/