Titulli në Serie A është kthyer në një histori qesharake. Sic dihet aty po luftojnë tre ekipe për vendin e parë, Napoli, Interi dhe Atalanta. Kur Napoli u përball me Interin pak javë më parë, Atalanta bëri një gafë të madhe duke barazuar në shtëpi 0-0 me Venecian e vendeve të fundit.
Tani e njëjta histori është përsëritur edhe me ekipin e Kontes. Sot në mbrëmje Atalanta do të përballet me Interin dhe një prej ekipeve, do të bëj një hap të gabuar. Por Napoli nuk ka përfituar nga e gjitha kjo duke mos marrë më shumë se barazimi 0-0 ndaj Venecias në transfertë. Kështu Napoli bën të njëjtin gabim të madh si Atalanta dhe titulli në Serie A është në pikëpyetje të madhe se ku do të shkojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/