“Shihni klubin tonë konkurrent, sa trofe ka fituar në 25 vite”? Halili i përgjigjet kritikave: Shkoni pyesni, jam njeriu me goxha trofe

Refik Halili ishte i ftuar në studion e emisionit “Elite Show” në “SuperSport” mbrëmjen e sotme. Presidenti i klubit Tirana ka numëruar trofetë e fituar nën presidencën e tij, duke bërë krahasimin edhe me Partizanin. Një deklaratë kjo për t’ju përgjigjur kritikave që lidhen me mënyrën se si ai e ka drejtuar klubin më të trofeshëm në Shqipëri.

“Ju nxorrët sa trofe kam fituar. Unë ju them që të nxirrni klubin që është konkurent i joni, sa trofe ka fituar në 25 vite dhe sa kam fituar unë me donatorët e mi shumë të nderuar? Ata u treguan më të zgjuar se mua. Thanë: ‘Ne po largohemi, se kjo qenka me humbje’. Pyesni dhe shikoni, unë jam njeriu që kam marrë goxha trofe. Klubi jonë dhe tifozët tanë duan trofe çdo ditë dhe çdo vit. Për 4 vite kisha 3 trofe. Një ma hoqën, më lanë me dy”, ka deklaruar Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/