Atmosfera në zhveshtoren e kombëtares franceze mesa duket nuk është vetëm stërvitje dhe taktika, por edhe “funny”! Së fundmi ka dalë në dritë një detaj pikant: Ousmane Dembélé, njeriu që njihet për natyrën e tij gazmore, i ka vënë një nofkë mjaft “autoritare” shokut të tij të ngushtë, Kylian Mbappé.
Kur Mbappé shfaqet me atë pamjen e tij serioze apo kur “urdhëron” shokët në fushë, Dembélé nuk e lë t’i shpëtojë rasti pa e thirrur: “Mobutu!”. Po, e keni lexuar mirë! Ky pseudonim është frymëzuar nga një meme virale në internet që e krahason Kylian-in me ish-diktatorin e famshëm të Kongos, Mobutu Sese Seko.
Nëse dikur diktatorët njiheshin për pushtet absolut, në rastin e Francës, “diktatura” e Mbappé-s është thjesht një lojë mes miqsh. Dembélé, me stilin e tij prej shakaxhiu, ka vendosur që Mbappé-në ta trajtojë si një “udhëheqës” të zhveshtores. Sa herë që Kylian merr ndonjë vendim ose thjesht bën rolin e liderit, dëgjohen të qeshura dhe thirrje për “Mobutu-n”. Është një mënyrë qesharake për të “trazuar” pak ujërat dhe për të mbajtur humorin lart para ndeshjeve të rëndësishme. Në fund të fundit, kur ke një yll si Mbappé, edhe “diktatura” mund të jetë mjaft argëtuese! /Sport Ekspres/