Dinamo largohet me humbje nga Letonia, kualifikimi do të vendoset në Shqipëri

Dinamoja ka luajtur sot ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. “Nëndetësja” është larguar me humbje nga transferta letoneze. Dinamovitët janë mposhtur me shifrat minimale 1-0 nga Auda. Gjithçka u vendos në minutën e 68, kur Diedhiou e dërgoi topin në rrjetë dhe shënoi golin e vetëm të sfidës.

Megjithatë, Dinamoja mund të ketë humbur ndeshjen, por jo shpresat për kualifikim. Rezultati minimal e lë çështjen e kualifikimit të hapur dhe fituesi përfundimtar do të caktohet në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Shqipëri./Sport Ekspres/