Frenki De Jong ka shfaqur gjithë pakënaqësinë e tij me mediat spanjolle. Mesfushori holandez nuk i ka pritur mirë lajmet që kanë qarkulluar për situatën e tij te Barcelona dhe pagën që ai merr në klubin katalanas. Lojtari 26-vjeçar ka theksuar se lajmet janë të rreme dhe se shumë prej gazetarëve duhet t’u vijë turp për ato çfarë kanë shkruar.
“Ka shumë lajme të rreme në shtyp. Më keni acaruar pak. Disave prej jush duhet t’ju vijë turp. Njerëzit shpikën numra për rrogën time. Jam shumë i lumtur te Barça, shpresoj të qendroj këtu për shumë vite. Po flisni shumë për kontratën time, për situatën time në skuadër dhe për rrogë time. Shumë tym, shumë gënjeshtra. Raportimet për një pagë 40 milionë euro janë shumë larg nga sa fitoj vërtetë”, ka deklaruar Frenki De Jongu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/