Do të jetë ndeshja e parë si titullar, Marash Kumbulla kthehet në formacion në Serinë A

Do të jetë ndeshja e parë si titullar, Marash Kumbulla kthehet në formacion në Serinë A

Marash Kumbulla e ka lënë pas dëmtimin e vështirë. Pas shumë muajsh jashtë fushe, mbrojtësi shqiptar do të luajë sot ndeshjen e tij të parë si titullar në këtë sezon të Serisë A. Futbollisti 24-vjeçar ka hyrë nga stoli në tre takime për Sasuolon, ku në tërësi ka grumbulluar vetëm 44 minuta.

Por tashmë trajneri i jep mundësinë të dëshmojë vlerat e tij kundër Fiorentinës. Emri i Marash Kumbullës gjendet në formacionin zyrtar të publikuar nga klubi italian, duke pasur kështu mundësinë për të dëshuar vlerat e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/