Do të mungojë për 6 javë! Dëmtimet e shpeshta, specialistët gjejnë të njëjtën zgjidhje për Neymar si rasti i Armando Brojës

Dëmtim pas dëmtimi, Neymar po kalon shumë peripeci në karrierë që e kanë bërë të kthehet para kohe në Brazil, te Santosi. Por pavarësisht ndryshimit të nivelit dhe uljes së intensitetit, pasi ka qenë edhe në Arabinë Saudite, dëmtimet e Neymar nuk kanë të ndalur.

Shqiptarëve u kujton e gjitha kjo situatë rastin e Armando Brojës, por çështja e Neymar ka qenë edhe më e rëndë. Në ndeshjen e fundit kundër Atletico, Neymar u dëmtua dhe u largua në minutën e 34 mes lotëve.

Në Brazil nisën të dyshojnë nëse ky lojtar do të braktis futbollin përpara kohe dhe të mbyll karrierën pasi trupi nuk po i përgjigjet më. Sipas raportimit të ESPN, me këtë dëmtim të fundit, Neymar do të qëndrojë jashtë për gjashtë javë.

Ndërkohë specialistët kanë gjetur të njëjtën zgjidhje si në rastin e Armando Brojës, që për disa kohë u kthye çështje diskutimi në Shqipëri nëse ishte zgjidhje e drejtë apo jo. Mësohet se edhe në rastin e Neymar do të punohet shumë me formacimin e muskujve dhe shtimin e masës së tyre në mënyrë që të shmangen dëmtimet në të ardhmen. /Sport Ekspres/