Drejtori ekzekutiv i Bajernit, Jan Kristian Drezen nuk i kurseu kritikat e tij për gjyqtarin e gjysmëfinales së dytë kundër PSG-së. Fabricio Romano citon se ai ka shprehur hapur habinë se si një gjyqtari me 15 ndeshje në Ligën e Kampionëve i besohet një përballje këtij niveli. Vlen të theksohet fakti se vendimet e arbitrit portugez vendosën fatin e takimit
“Është e habitshme, për të mos thënë më shumë, që një gjyqtar me vetëm 15 paraqitje në Ligën e Kampionëve lejohet të gjykojë një ndeshje të tillë. Kjo mund të shpjegojë disa nga vendimet që ai bëri sot (dje)…”, tha ai./Sport Ekspres/