Arsenali do të presë mbrëmjen e nesërme PSG-në në Londër. Skuadrat do të përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Mikel Arteta ka kërkuar ndihmën e tifozëve për të mposhtur parisenët. Trajneri i Arsenalit ka deklaruar në konferencë për shtyp se tifozeria duhet të mobilizohet më shumë se sa bëri kundër Realit të Madridit. Sipas tij, në stadium duhet të mbizotërojë një atmosferë si kurrë më parë.
“Ne po bëjmë histori dhe duam më shumë. Duam më shumë nga tifozët (sesa kundër Madridit). Nuk po e ekzagjeroj. Sillni këpucët tuaja, tutat, bluzat, le të luajmë bashkë çdo top. Doni që të bëjmë diçka speciale? Ai vend (stadiumi) duhet të jetë diçka që nuk e kemi parë më herët. Me shumë mundësi është një nga ndeshjet më të mëdha që “Emirates” ka parë që kur e kemi ndërtuar”, ka deklaruar ndër të tjera Mikel Arteta./Sport Ekspres/