Dy minuta fikje i kushtuan Egnatias, kampionët e Shqipërisë duhet të bëjnë mrekullinë për përmbysje me Shamrock

Pas atij eleminimi të pafat kundër Celjes, Egnatia është kthyer që të luajë në turin e tretë të Europa League. Ashtu si edhe pritej, kundër Shamrock në transfertë, detyra ishte shumë e vështirë.
Megjithatë si për çudi, në pjesën e parë nuk ndodhi shkatërrimi që jemi mësuar të shohim shpesh mes ekipeve shqiptare kundër skuadrave irlandeze, që na mbysin me intensitet. Goli i parë i vendasve erdhi nga një pakujdesi në mbrojtje si kundër Celjes, atje ku Burke shënoi nga penalltia në të 29. Megjithatë Egnatia fitoi një 11-metërsh në të 41 dhe ashtu si edhe kundër Celjes, një tjetër gabim.

Megjithatë në vazhdim të aksionit, goli do të shënohej edhe me pak fat pas atij gabimit të parë të Jamie, për të barazuar shifrat. Ndeshja u vendos në harkun kohor të dy minutave në pjesën e dytë teksa në të 55 dhe në të 57, me të njëjtën mënyrë, nga goditja e këndit, Egnatia pësoi dy gola. Vecanërisht në golin e parë përgjegjësia bie edhe mbi portierin Dajsinani që duhej të bënte më mirë, megjithatë duke parë rastet e tjera të pastra të Shamrock, ky rezultat duhet të quhet i mirë për Egnatian. Detyra për përmbysje në shtëpi është një mision i vështirë, por duke parë mënyrën sesi shkoi pjesa e dytë, mund të ishte edhe i pamundur. /Sport Ekspres/