“E adhuroja shumë”, lojtari i Realit nderon Toni Krosin me gjestin e tij pas golit

Reali i Madridit luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e parë pa Toni Krosin në skuadër. Fanellën me nunrin 8 e trashëgoi Fede Valverde, i cili arriti të shënonte golin e parë të finales kundër Atalantës. Mesfushori uruguajan ka bërë një gjest emocionues pas shënimit të golit, duke treguar me gisht numrin 8 në uniformën e tij si për të nderuar Krosin. Valverde ka thënë për “Movistar”-in pas ndeshjes se golin ia ka dedikuar ish-lojtarit gjerman.

“Goli i parë me numrin 8? Një krenari e jashtëzakonshme. Është një motiv për të trashëguar numrin e një lojtari që e admiroja shumë. Sot ia dedikoj golin atij dhe bashkëshortes sime”, është shprehur Fede Valverde./Sport Ekspres/