Granit Xhaka është kthyer në një alternativë joshëse për klubet e mëdha të Serisë A. Mesfushori shqiptar është një nga objektivat e merkatos për Igli Taren, por mes tij dhe drejtuesëve të Bajer Leverkusenit nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Tashmë një tjetër klub ka dalë në skenë për 32-vjeçarin.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi po shqyrton mundësinë për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës. Në rast të shitjes së Dagllas Luizit, atëherë drejtuesit e “zonjës së vjetër” do të vihen në kërkim të një mesfushori të ri. Tonali është një emër që pëlqehet te Juventusi, por çmimi i tij i lartë ka bërë që zyrtarët e bardhezinjve të shohin për të tjera alternativa. Granit Xhaka është një prej tyre, duke qenë se kushton pak, 15 milionë euro, dhe ka një përvojë të madhe, e cila do të pasuronte lojën dhe dhomën e zhveshjes së Juventusit./Sport Ekspres/