Ernest Muçi zuri vendin e Milot Rashicës në krahun e djathtë të sulmit në ndeshjen e fundit me Koniasporin. Sulmuesi shqiptar arriti që të jepte një asisit në këtë ndeshje, duke lënë një përshtypje të mirë në fushën e lojës. Gazetari turk, Ali Ajdin, ka deklaruar se treshja e sulmit me Muçin në të djathtë duhet të vazhdojë të përdoret edhe në përballjet në vijim kundër Lionit dhe Gallatasarait.
“Beshiktashi duhet të provojë për disa kohë vijën sulmuese që përdori në ndeshjen ndaj Koniasporit. Mendoj se duhet këmbëngulur për Muçin në krahun e djathtë. Muçi dhe Shemihu pakësojnë ngarkesën për Rafa Silvën. Mendoj se Beshiktashi do të luajë me këta lojtarë në vijën e sulmit në ndeshjet me Lionin dhe Gallatasarain”, ka thënë Ali Ajdini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/