Silvinjo u nominua nga IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, për çmimin e trajnerit më të mirë në botë sa i përket ekipeve kombëtare. Gjithë suksesi i arritur me Shqipërinë, ka bërë që emri i trajnerit brazilian të renditet në nivele të tilla, kaq të larta.
Tanimë është mësuar edhe fituesi i këtij çmimi, që i është dhënë trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni. Në vendin e dytë vjen trajneri i Francës, Deschamps. Vendi i tretë ka shkuar për trajnerin e Portugalisë, Roberto Martinez.
Ndërkohë vendi i katërt është mbajtur nga La Fuentes i Spanjës, i cili u ndoq nga trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa. Haijme Moriyasu, trajneri i Japonisë ka marrë vendi e 6, ndërsa Southgate mban vendin e 7. Dhe menjëherë pas Southgate ka ardhur Silvinjo, që fitoi vendin e tetë, duke u konsideruar trajneri i 8 më i mirë në botë për Kombëtare.
Kjo nuk është pak për nisjen e kësaj aventure të brazilianit te Shqipëria. Silvinjo la mbrapa trajnerin e Marokut, Waild Regragui dhe atë të Skocisë, Steve Clarcke. /Sport Ekspres/