Dinamo është në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Blutë kanë eleminuar Atletik Eskaldesin me rezultat të përgjithshëm të të dyja ndeshjeve 4-2. Ndeshja e sotme ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.
Zabërgja zhbllokoi rezultatin në minutën e 17, por Berlanga ktheu sërish baraspeshën në të 49-n. Si për të mos mjaftuar goli i pësuar, Dinamos iu desh të luante me 10 lojtarë që nga minuta e 52-të, kur Karamba u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë, po të njëjtin fat pati edhe Andade, i cili në minutën e 77 la Altetik Eskaldesin me një lojtar më pak. Loja nuk prodhoi më gola deri në fundin e saj, duke bërë që Dinamoja të sigurojë kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/