Arsenali është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. “Uembli” ka shpërthyer në një festë të çmendur mbrëmjen e sotme. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, stadiumi ka nisur të gumëzhijë nga britmat e gëzimit të tifozerisë londineze. “Topçinjtë” kanë eleminuar Atletikon e Madridit dhe kanë siguruar kështu kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve pas 20 viteve.
Pas barazimit në Madrid, ekipi i Artetës ia ka dalë të mposhtë Atletikon në shtëpi. Arsenali fitoi me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos nga Saka, i cili tundi rrjetën në minutën e 44-t. Tashmë “topçinjtë” do të presin mbrëmjen e nesërme për të mësuar rivalin e tyre në finalen e 30 majit në Budapest. Hera e fundit që Arsenali luante një finale të Ligës së Kampionëve i përket vitit 2006. Një sukses historik për ekipin e Artetës, që tashmë është pranë fitimit të trofeut veshëgjatë, por edhe të Premier Ligës./Sport Ekspres/