Sot, në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë përballë në rrugëtimin e tyre europian.
Goglat kanë rezervuar një rival islandez për Vllazninë, që do të masë forcat me Valurin. Ndërkohë Partizani do të ndeshet me Marsaxlokk-un e Maltës, ndërsa Tirana do të përballet me Tirpedo Kutiaisin e Gjeorgjisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Turi i parë kualifikues për ekipet e “Abissnet Superiore”-s:
Valur-Vllaznia
Marsaxlokk-Partizani
Torpedo Kutiaisi-Tirana