PSG-ja është fituesja e Ligës së Kampionëve. Luis Enrike ka shkruarq historinë me parisienët, duke i shpallur kampionë të Europës për të dytin vit radhazi. Arsenali kaloi i pari në avantazh, teksa Havertci tund rrjetën që në minutën e 6 të lojës. Por “topçinjtë” nuk mundën ta ruanin dot epërsinë deri në vërshëllimën e 3-fishtë të arbitrit. Kvaratshkelia fitoi një 11 metërsh në pjesën e dytë, e cila u shndërrua në gol nga Dembeleja në minutën e 65. Loja e rregullt përfundoi në baraspeshë 1-1.
Rezultati mbeti i pandryshuar edhe në kohën shtesë dhe skuadrat iu drejtuan 11 metërshave. Lojtarët e PSG-së u treguan më të saktë nga penalltitë, ndërsa 2 prej futbollistëve të Arsenalit gabuan me shënjestrën. Kështu parisienët ngritën trofeun nën qiellin e Budapestit dhe shijuan suksesin e dytë radhazi në Europë./Sport Ekspres/