“E kemi të gjithë një datë skadimi”, Rodri nge alarmin: Futbollistët nuk do ia dalin dot deri në 32 vjeç

Futbolli sa vjen e po bëhet më intensiv dhe lojtarët po hasin vështirësi për të përballuar sezonin fizikisht. Rodri ka folur hapur mbi këtë çështje. Mesfushori spanjoll ka thënë për “DAZN”-in se me këtë lloj ritmi futbollistët kanë nevojë për të pushuar ose përndryshe karriera e tyre mund të përfundojë në moshën 32-vjeçare.

“Ose ndalesh, ose nuk i arrin dot 32 vjeç… Duhet të dish si ta menaxhosh energjinë tënde, sepse trupi ka kufijtë e tij dhe të gjithë kemi një datë skadimi.

Kur e përfundova Kampionatin Europian, isha plotësisht i rraskapitur. Kjo lodhje më bëri të dyshoja te vetja ime për sezonet në vijim” , ka thënë Rodri./Sport Ekspres/