E konfirmon Alban Bushi, mesfushori 20-vjeçar do të jetë në listën e Silvinjos

Fillimi i Ligës së Kombëve po afron dhe Silvinjo do të publikojë nesër listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për përballjet me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Pjesë e 23 lojtarëve do të jetë edhe Medon Berisha. Kapiteni  i Shqipërisë U21 mungonte në emrat e përzgjedhur nga Alban Bushi për ndeshjen kundër Zvicrës U21.

Trajneri i Shpresave kuqezi ka konfirmuar sot në konferencë për shtyp se Berisha është pjesë e ekipit A. Mesfushori 20-vjeçar shihet si një talent mjaft premtues, që sezonin e shkuar debutoi në Serinë A me fanellën e Leçes. Gjithashtu, Medon Berisha ishte pjesë e Kombëtares në EURO 2024, ku u aktivizua për disa minuta përballë Spanjës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/