“E nisëm nga Shqipëria për të ndierë dashurinë e njerëzve”! Silvinjo: Nuk kam kohë të ndjek debatet që bëhen për listën e Europianit

Silvinjo ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Lihtshtejnin. Trajneri ka prekur edhe temën e listës së Europianit. Ai është shprehur se nuk ka kohë që të ndjek debatet për listën që zhvillohen në Shqipëri pasi tani është shumë i angazhuar.

“E para, këtu në Austri është një atmosferë shumë e mirë. Donim që këtë grumbullim ta nisnim në Tiranë me qëllimin për të ndjerë edhe atmosferën dhe entuziasmin e madh që kanë njerëzit. E kemi ndierë të gjithë publikun pranë nesh. Këtu në Austri jemi larg Shqipërisë, por është një ambient i mirë për t’u përgatitur mirë për Europianit. Kemi lojtarë si Seferi që luajti ndeshje me 29 maj dhe më pas u bashkua me ekipin. Kemi Abrashin që ka luajtur më 31 maj dhe dje u bashkua me grupin. Kapiten Gjimshiti ka edhe 1 ndeshje për të luajtur dhe nesër do të bashkohet më Kombëtaren. Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024, për finalet. Kam parë te skuadra karikimin e duhur. Sigurisht ajo që nuk mungon është karikimi dhe motivimi që kam parë te lojtarët.

Historia e këtij turneu është pikërisht kështu, i shpejtë. E dimë që kemi lojtarë që vijnë nga situata të ndryshme përsa i përket aktivizimit me klubet. Ka disa lojtarë që kanë luajtur më pak, por gjithsesi e rëndësishme për stafin teknik është të menaxhojë grupin edhe për lojtarët që kanë ardhur me pak ndeshje. Përsa i përket formës fizike, ata janë mirë dhe gati për të përballuar Europianin. Grupi ka karikimin e duhur. Duhet të përgatisim lojtarët sa më mirë që ata të japin kontributin për ekipin. E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Mendoj se ata do të japin më të mirën në fushën e lojës.

Sigurisht që ka një listë pritje, por nuk mund t’i themi emrat që janë aty. Nuk është aspak e vështirë në një turne të tillë, 1 minutë mund të bëjë diferencën. Çdo lojtar mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës. Po marrim pjesë në një turne shumë dinamik, çdo lojtar mund të ndryshojë situatat. Është një shans që vjen për shumë lojtarë ose disa. Lojtari që nuk e kupton këtë situatë, nuk është në gjendje të jetë në fushën e lojës.

Gjithkush në Shqipëri do të bënte një listë sipas tij dhe unë do kisha pakënaqësi, por nuk kam kohë të shoh se çfarë thuhet në publik. Kam shumë ngarkesë dhe punë, por s’kam kohë të ndjek debatet që mund të bëhen pasi secili ka mendimin e tij”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/