E pabesueshme! Fat i keq nuk ka fund për Armando Brojën, i japin oksigjen dhe e largojnë me barrelë nga fusha

E pabesueshme ajo që po ndodh me Armando Brojën. Sulmuesin shqiptar vazhdon ta përndjekë fati i keq në fushën e lojës. Dëmtimet duket se nuk kanë fund për lojtarin e Evertonit.

Broja u aktivizua si zëvendësues në përballjen e sotme kundër Peterborough-ut në FA Cup, por një dëmtim e dëtyroi të linte sërish fushën e lojës. Pas një ndërhyrjeje në minutën e 80 të takimit, Broja u rrëzua përtokë duke lëshuar britma nga dhimbjet.

Stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë, por dëmtimi këtë herë duket serioz. Sulmuesit shqiptar i është dhënë oksigjen dhe më pas është nxjerrë jashtë vijave kufizuese me barrelë, duke ngritur dyshime për një lëndim të rëndë si ai që e la jashtë lojës për muaj me radhë. Ndërkohë, mbështetja nga tifozët ishte e jashtëzakonshme. Të pranishmit në stadium janë ngritur në këmbë dhe e kanë shoqëruar me duartrokitje./Sport Ekspres/