Liverpooli fitoi mbrëmë në Pragë me shifrat 1-5 ndaj Spartës së Pragës dhe ndoshta tashmë e ka zgjidhur çështjen e kualifikimit në çerekfinale të Europa League. Ekipi i Qazim Lacit dhe Indrit Tucit nuk arriti dot që të përballojë furinë e skuadrës së Klop.
Megjithatë, momenti kryesor i natës i përket Jurgen Klopp-it kur një gazetar e pyeti në një konferencë për shtyp nëse i pëlqente ndonjë lojtar nga skuadra kundërshtare, e Spartës.
“Unë e kam treguar se do ta mbyll në verë apo do ta marr me vete në pushime?”. Përgjigja e gjermanit në orët e fundit është bërë virale, por e shoqëruar me trishtimin sigurisht për tifozët Reds, pasi shumica tashmë kanë filluar të kuptojnë se një trajner i ri do të ulet në Anfield nga sezoni i ri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/