Erling Halandi ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme, duke shënuar 4 gola në fitoren 5-1 kundër Ulverhemptonit. Pas ndeshjes sulmuesi norvegjez është pyetur në lidhje me një deklaratë të bërë nga Roi Kin disa kohë më parë. Legjenda e Mançester Junajtedit kritikoi ashpër Halandin për nivelin e tij, duke e konsideruar në sulmues për kategorinë e 4-t të Anglisë.
Ndërkohë vetë Haland është përgjigjur për “ViaPlay” në lidhje me këtë deklaratë. Ai ka thënë se thjesht nuk i interesojnë fjalët e Roi Kinit. “Nuk ma ndjen për atë njeri”, është shprehur Erling Halandi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/