Egnatia ka arritur që të fitojë kundër Laçit dhe të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pavarësisht momentit jo të mirë në kampionat, Egnatia ka arritur që t’ia dalë për të shkuar larg edhe në Kupë.
Pas fitores në ndeshjen e parë, Egnatia ka fituar edhe në takimin e kthimit, këtë herë në shifrat 3-1. Dy golat e Montenegros në minutën e 19 dhe të 50, së bashku me penalltinë e kthyer në gol nga Aleksi në minutën e 37, e zhvlerësuan golin e Myrtës në të 61. Kështu Egnatia ka arritur që të kalojë në gjysmëfinale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/