Egnatia në rënie të lirë në kampionat, Vora i mposht në Rrogozhinë

Egnatia është në rënie të lirë në kampionat. Rrogozhinasit janë mposhtur edhe nga Vora në shtëpinë e tyre. Vora ka triumfuar me shifrat 0-2, duke marrë tre pikë mjaft të vyera për garën për mbijetesë. Fitorja mban firmën e Kasallës. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 4-t dhe të 26, duke e nxjerrë skuadrën e tij me tre pikë nga kjo transfertë.

Kjo ishte humbja e 3-të radhazi për Egnatian në kampionat. Kampionët në fuqi të Superiores po përjetojnë një krizë rezultatesh në javët e fundit të kampionatit. Në javën e ardhshme Egnatian e pret një sfidë e vështirë, pasi përballë do të ketë Dinamon e Ilir Dajës./Sport Ekspres/