Egnatia dhe Partizani e kanë mbyllur në barazim ndeshjen mes tyre. Pikërisht në minutën ku u la në datën e 11 nëntorit, në datën e tragjedisë, atje ku Dëamena ndërroi jetë. Kështu takimi i sotëm rinisi në minutën e 24, me pjesën e parë që nuk kishte thuajse asgjë të bukur.
Në të dytën, ndeshja ndryshoi dhe u krijuan shumë raste nga të dy ekipet, sa në njërën portë e në tjetrën. Por portierët u kthyen në protagonistët e takimit dhe arritën që të mbanin portën e paprekur, të paktën për ditën e sotme pasi në 11 nëntor ishin shënuar dy gola, nga një për secilën skuadër. /Sport Ekspres/
Egnatia (4-3-3): Sherri; Lila, Malota, Xhemajli, Musta; Zejnullai, Aleksi, Fernando; Isgandarli, Spahiu, Paulauskas. Trajner: Edlir Tetova
Partizani (4-3-1-2): Qirko; Murataj, Preka, Bytyçi, Sembene; Mehmeti, Rrapaj, Maguette; Taipi; Cara, Bintsuka. Trajner: Arbër Abilaliaj