Reali i Madridit ka marrë fitoren e radhës në kampionat. “Los Blancos” kanë mposhtur Rajo Vajekanon me shifrat e thella 4-1. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 14, kur Mbapeja shndërroi në gol një 11 metërsh. Vetëm 3 minuta më vonë Karrerasi dyfishoi shifrat.
Bellinghami ndëshkoi sërish Rajo, teksa trefishoi rezultatin në minutën e 35. Kamelo ngushtoi rezultatin në minutën e 51-të, por pa mundur të shmangë humbjen. Ishte Mbapeja ai që fiksoi shifrat në 4-1 me anë të golit të shënuar në minutën e 91-të./Sport Ekspres/