Egnatian e lë fati! Super paraqitje e kampionëve të Shqipërisë, eleminohen nga penalltitë nga Champions League

Egnatia e mbylli aventurën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, por largohet me kokën lart pas një paraqitjeje shumë të mirë ndaj kampionëve të Sllovenisë, Celjes. Skuadra nga Rrogozhina luftoi deri në sekondat e fundit, duke treguar karakter dhe cilësi, por në fund nuk ia doli të siguronte kualifikimin. Përballja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë, ndërsa Celje avancoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi dy ndeshjet kishin përfunduar me rezultat të përgjithshëm 5-5.

Egnatia nuk u dorëzua në asnjë moment. Edhe pse u gjend përballë një kundërshtari me më shumë eksperiencë në arenën europiane, kampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të guximshme dhe krijuan vështirësi të mëdha për vendasit. Skuadra reagoi sa herë u vu në vështirësi dhe tregoi se ka potencial për të konkurruar në nivele të larta. Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, edhe sfida e kthimit ishte plot emocione. Egnatia arriti ta mbante të hapur garën deri në fund dhe vetëm ruleta e penalltive i mohoi ëndrrën për të kaluar më tej.

Megjithëse eliminimi lë shije të hidhur, paraqitja e ekipit shqiptar ishte një sinjal pozitiv. Futbollistët e Egnatias treguan organizim, disiplinë taktike dhe shpirt gare, duke fituar respekt edhe jashtë Shqipërisë. Edhe pse rrugëtimi në Ligën e Kampionëve përfundoi, Egnatia largohet me dinjitet dhe me bindjen se ka bërë një paraqitje që premton shumë për sfidat e ardhshme në arenën europiane. /Sport Ekspres/