Ekipi i Mujës rrëzon nga kategoria në Turqia skuadrën e Rei Manajt, Sivaspor shkon në ligë të dytë 

Trajneri i Sivasporit, Calimbay ka folur sa i përket situatës së shqiptarit në klub dhe historia e thënë prej tij nuk është aspak e bukur. Manaj ka qenë një titullar i padiskutueshëm te turqit dhe ka luajtur gjithmonë nga 90 minuta. Por fakti që në ndeshjen kundër Bodrumsporit luajti 82 minuta, e ka mërzitur Manajn dhe kjo solli edhe kritikat e trajnerit. Rei u la jashtë për ndeshjen e sotme ndaj Samsunspor dhe në fjalët e tij, Calimbay i tha të gjitha. 

“Manaj nuk ka asnjë dëmtim. Ai nuk mori pjesë në stërvitje për 3-4 ditë. Më tha se kishte një shqetësim fizik dhe nuk mori pjesë në stërvitje. U mërzit dhe reagoi kundër meje pasi e nxora nga fusha në ndeshjen me Bodrumsporin. Erdhi vetëm në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Samsunspor dhe ne nuk e morëm për këtë takim”, tha Calimbay.  

Pa Manajn në ekip, e gjithë fuqia e Sivaspor është e rënuar. Kjo u pa shumë qartë edhe në ndeshjen e sotme, teksa ekipi i Mujës, Samunspori, e mundi Sivasporin në shifrat 1-0. Me këtë fitore të arritur nga ana e Samunsporit, Sivaspori është zyrtarisht i rënë nga elita dhe do të jetë pjesë e ligës së dytë të futbollit në Turqi në sezonin tjetër. /Sport Ekspres/