Adrion Pajaziti është talenti i madh që i vjen Shqipërisë nga U-21. Ky lojtar spikat mbi të gjithë të tjerët për mënyrën sesi e trajton topin dhe trurin që përdor në fushën e blertë. Një lojtar klasi, që së shpejti do t’i bashkohet edhe Kombëtares A.
Pajaziti ka “marrë vendin” e Brojës te Fulham dhe po stërvitet me ekipin e parë, pasi ishte pjesë e moshave. Madje në ndeshjen e fundit kundër Ëatfordit, Pajaziti arriti të shënonte. Megjithatë sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”, pritet që pas përfundimit të këtij turi përgatitor për sezonin e ri, Pajaziti të largohet nga Fulham dhe të kalojë në një tjetër skuadër. Interesimet për shqiptarin nuk mungojnë dhe këtë herë do të vijë prova e së vërtetës për të, jo më në ekipin e të rinjëve. /Sport Ekspres/