Elbasani do të marrë titullin kampion në Superiore? Gati goditja e madhe, Amir Abrashi mund të luajë në Superiore

Elbasani e ka seriozisht! Kjo skuadër mund të tentojë gjithçka në këtë sezon për të fituar titullin e Superiores. Në sezonin e shkuar, Elbasani ishte pranë arritjes në Europë, por në ndeshjen e fundit nuk arriti dot që të dilte me një pikë kundër Partizanit për të shkuar më tej dhe për të provuar Final Four.

Europa iu iku nga duart, Elbasani kthehet dhe këtë herë nuk do vetëm Europën, por edhe titullin kampion. Aktualisht kjo skuadër ndodhet në vendin e dytë me katër pikë më pak se Egnatia kryesuese. I ftuar në Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, gazetari Alban Shingjergji ka treguar se Armando Sadiku mbetet ende pranë Elbasanit.

Sipas tij, për Sadikun tanimë ka interes edhe nga ekipet e tjera të Superiores, por Albani siguron se nëse Sadiku kthehet në Shqipëri, do të luajë vetëm për Elbasanin dhe për asnjë ekip tjetër. Gjithashtu në këtë emision është zbuluar se kanë filluar negociatat mes Elbasanit dhe Amir Abrashit, ish-lojtarit të Shqipërisë, i cili është pjesë e Grashopërs dhe mund ta mbyll karrierën në vendin tonë. /Sport Ekspres/