Ernest Muçi e ka mbyllur me trofe sezonin. Kupa e Tuqisë ishte kurorëzimi më i bukur i këtij sezoni fantastik të sulmuesit shqiptar. Trabzonspori ka mposhtur sot Koniasporin në finale me rezultatin 2-1.
Onuaçu është autori i dy golave të shënuar nga Trabzonspori. Fillimisht tundi rrjetën në minutën e 17 dhe më pas në minutën e 78 me penallti. Ndërkohë goli i vetëm për Koniasporin u shënua në minutën e 49 dhe mban autorësinë e Mulekas./Sport Ekspres/