Është kërkesë personale e Roberto Mançinit, trajneri italian zgjedh Kristjan Shpendin

Sirenat e merkatos kanë nisur të bien për Kristjan Shpendin. Sulmuesi shqiptar po kalon një sezon pozitiv në radhët e Çezenës, duke spikatur në Serinë B. Paraqitjet e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e një trajneri të mirënjohur, Roberto Mançinit.

“Sky Sport” bën me dije se ish-trajneri i Kombëtares së Italisë i ka kërkuar Al Sadit që të transferojnë Shpendin. Mançini e sheh sulmuesin shqiptar si alternativën e duhur për të zëvendësuar Firminjon e dëmtuar. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse 22-vjeçari do të japë miratimin e tij për kalimin në Katar, apo do të vazhdojë karrierën në Itali. Vlen të theksohet se Çezena është në garë për t’u ngjitur në Serinë A./Sport Ekspres/