Xhani Infantino i ka lëkundur ndjeshëm pozitat e tij në krye të FIFA-s. Ngjarjet e fundit gjatë dhe pas Kupës së Botës kanë bërë që pjesa dërrmuese e opinionit sportiv të jetë kundër tij. Por ka edhe nga ata që e shohin situatën ndryshe.
Samuel Eto ja dalë kundër rrymës, teksa në një intervistë për “CNN” -in i ka dalë në mbrojtje Infantinos. Ai ka deklaruar se kreu i FIFA-s e ka ndryshuar futbollin dhe se sulmet mediatike karshi tij vijnë për shkak të faktit se po afron data e zgjedhjeve
“Ai ndihmoi kontinentin tonë. Ai lejoi që federatat tona të rriteshin shumë më shpejt dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Ne duhet ta mbështesim atë për gjithçka që ka arritur deri më tani.
Ai ndryshoi futbollin. U dha kombeve që më parë nuk kishin mundësinë të merrnin pjesë në garën më të bukur, Kupën e Botës. E gjithë kjo po ndodh sepse po vijnë zgjedhjet”, është shprehur Samuel Etoja./Sport Ekspres/