Ditmar Bicaj shkoi shumë larg me Burrelin, shumë më larg se të gjithë prisnin. Kjo skuadër ishte surpriza e Kategorisë së Parë duke arritur deri në fazën Play Off, pa investime dhe shumë mundësi në duar.
Ndërkohë tani është momenti i largimit të trajnerit Ditmar Bicaj. Ky i fundit ka shumë interesime nga skuadra të tjera, ndërsa pak ditë më parë u njoftua edhe kalimi i tij tek Tirana.
“Një largim me peshë që vjen nga kryesia e stolit, bëhet fjalë për trajnerin Ditmar Bicaj. Dy palët kanë rënë në koncensus për prishjen e kontratës. Faleminderit profesor për sezonin e klauar që na bërë të mundur të përjetojmë ëndrrën dhe emocionet e “Play-Off” të Superiores”, shkruhet nga Burreli. /Sport Ekspres/