Nedim Bajrami po kalonte një formë shumë të mirë te Rangers në Skoci. Futbollisti shqiptar u rikthye nën urdhërat e trajnerit të ri pas një super performance kundër Anglisë në Air Albania. Te Rangers mori jo vetëm vendin e titullarit, por nisi që të shënonte edhe gola të rëndësishëm. Megjithatë një dëmtim i fundit ka ndikuar negativisht te Bajrami. Ai humbi ndeshjen e fundit të kampionatit, ndërsa trajneri Rohl u shpreh: “Nedim Bajrami kaloi një dëmtim muskular. Megjithatë rezultati i skanerit nuk ishte ai që ne donim, nuk ishte ai që ne prisnim dhe prandaj duhet ta shohim hap pas hapi situatën”, tha Rohl. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/