Federata përjashton Pirlon nga lista e kandidatëve për trajner të Italisë, arsyeja i çudit të gjithë

Federata Italiane e Futbollit ka marrë një vendim që pakkush e priste. Andrea Pirlo është përjashtuar nga lista e kandidatëve për të marrë drejtimin e Italisë. Arsyeja që ka çuar drejt këtij vendimi ka çuditur jo pak opinionin publik.

Bashkëpunimi i Andrea Pirlos me një kompani bastesh ruse ka bërë që Federata t’i heqë mundësinë e të qenurit trajner i Kombëtares “axurre”. Sigurisht që një verdikt i tillë ka shkaktuar debat të gjerë, pasi një pjesë e mirë janë të mendimit se politika nuk duhet të ndikojë në sport /Sport Ekspres/