Një komedi e vërtetë vjen nga Zvicra. Ekipi i parë i Zvicrës për femra luajti kundër Luzernit U-15. Grupmoshat e vogla të Luzernit fituan në shifrat e thella 7-1 kundër ekipit të parë të Zvicrës së femrave. Ky rezultat u mbajt i fshehtë nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe askush nuk do ta kishte mësuar, nëse një prej fëmijëve të Luzernit nuk do ta kishte publikuar një video në rrjetet sociale.
Më pas video u përhap me shpejtësi në internet dhe video u fshi shumë shpejt pasi shkoi në mënyrë të pakontrolluar. Zëdhënësi i ekipit kombëtar zviceran, Sven Micosse, tha pasi u zbulua rezultati i kësaj ndeshjeje miqësore: “Nuk është e pazakontë në futbollin e grave që ekipet të luajnë kundër ekipeve të të rinjve të meshkujve. Qëllimi i këtyre ndeshjeve është të përfshijë një element të caktuar konkurrues.
Fokusi në këtë pjesë të përgatitjes është kryesisht në gjendjen fizike. Pavarësisht rezultatit, këto ndeshje janë shumë të ngjashme me ndeshjet ndërkombëtare për sa i përket intensitetit dhe vrapimit”.
Sipas Blick, femrat zvicerane kanë luajtur dy ndeshje të tjera miqësore kundër ekipeve U-15 të FC Solothurn dhe FC Biel, kundër të cilave patën më shumë sukses. Ato humbën 1-2 ndaj ekipit U-15 të meshkujve të Solothurn, dhe u gëzuan që fituan 2-1 kundër të Biel U-15. /Sport Ekspres/