FIFA “fshehu” pamjet, shpërthen ish-lojtari anglez: Qesharake, kjo është diktaturë

Penalltia e Zvicrës kundër Katarit u pasua me polemika. Kjo për faktin se dyshohej se Frojleri gjendej në një pozicion jashtë loje. Por arbitri vendosi ndryshe dhe pamjet e nuk u shfaqën në transmetim. Kjo bëri që të ndizeshin edhe më tepër dyshimet. Geri Nevil, pjesë e panelit të “ITV”-së, kërkoi transparencë nga FIFA, të cilën e quajti një diktaturë.

“Pozicion jashtë loje. Ne të gjithë mendojmë se ishte pozicion jashtë loje. Të gjithë në shtëpi mendojnë kështu. FIFA është transmetuesi zyrtar dhe ka teknologjinë gjysmë-automatike që mund të na e tregojë.

Pse FIFA nuk na e tregon këtë informacion kur ka kaq shumë mosbesim ndaj tyre? Kjo është një diktaturë. Ideja e mbajtjes së këtyre të dhënave të fshehura dhe mostregimit të tyre te tifozët është absolutisht qesharake. Pse të mos tregohen prova të pozicionit jashtë loje? Të na tregohet se ishte vërtet pozicion jashtëloje. Të na tregohet menjëherë. Pse nuk ka transparencë?”, ka thënë Geri Nevil./Sport Ekspres/