Formacionet zyrtare/ Shqipëria kërkon goleadën ndaj San Marinos, Muçi dhe Manaj hyjnë në fushë nga minuta e parë

Formacionet zyrtare/ Shqipëria kërkon goleadën ndaj San Marinos, Muçi dhe Manaj hyjnë në fushë nga minuta e parë

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45 me San Marinon. Kuqezinjtë do të përpiqen të argëtojnë me sa më shumë gola tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Trajneri Maran i ka bërë zgjedhjet e tij për këtë ndeshje. Porta këtë herë do të mbroheg nga Dajsinani, ndërsa përpara tij do të qendrojë 4-shja e përhershme Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë rreshtohen Pilo, Asllani dhe Shehi, ndërsa treshja Muçi, Manaj dhe Hoxha formojnë sulmin. Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja shqiptare aktualisht renditet e 2-ta në grup, me një pikë më pak se Finlanda kryesuese./Sport Ekspres/