Spanjë-Francë do të jet? gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës. Trikolorët shihen si ekipi për t’u mundur në këtë kompeticion, por De La Fuente nuk ndan të njëjtin mendim. Trajneri i Spanjës ka thënë për mediat se Franca është po aq e frikësuar sa spanjollët për këtë përballje. Madje ai sjell në kujtesë faktin se skuadra e tij është e vetmja që e ka mposhtur dy herë radhazi Francën.
“Jam i sigurt se Franca është po aq e shqetësuar sa ne. Mos harroni se jemi i vetmi ekip në Botë që e mundëm në dy ndeshje radhazi. Këto janë dy ekipe të jashtëzakonshme”, është shprehur Luis De La Fuente./Sport Ekspres/